-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Fasoneria në “vdekje klinike”! Kjo është zgjidhja ime për bizneset

Kryesoret

Biznesi fason rrezikon falimentimin. Drejtuesit e këtyre bizneseve kanë bërë thirrje prej disa ditësh që qeveria të marrë masa, ose shumë vende pune do të mbyllen. Sot kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të japë asnjë lek për këto ndërmarrje, por shtoi se ka një zgjidhje që ua ofroi si këshillë këtyre bizneseve.

Industria fasone, situata është e dhimbshme. Kujtoni se cfarë kemi thënë për këtë ditë që do të vinte dhe kjo ditë nuk lidhet thjeshtë me euron, është qasje komplet e gabuar. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh.

Kush e ka kuptuar prej kohësh në atë industri ka marrë masat, kush nuk e ka kuptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë. Ti kërkosh qeverisë të të japë “serume” është gabim. Nuk ka serum që të të shpëtojë. Qeveria nuk mund të përdorë taksat për një agoni, është vdekje klinike e sigurtë. Zgjidhja është të adaptohesh. Të ndryshosh lojën. Forca dhe qartësi të re në një treg tjetër.

Ne duhet të shikojmë çfarë do u ofrojmë atyre grave nëse mbyllet fabrika. Ata njerëz kthehen në një mundësi të re, t’u japim mundësi t’u përshtaten tregut, të përfshihen në të tjera aktivitete. Kjo është mundësia e re, jo t’u japim lekë të mbajnë punëtorë në shtëpi, ndërsa fabrika është mbyllur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit