-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrjet spiunazhi shqiptar në Serbi? Ish-koloneli i Kosovës: Sulm diplomatik ndaj Tiranës

Kryesoret

Një qytetar serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh për Shërbimin informativ të Shqipërisë, shkruajnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave thuhet se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarë të Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin dhe serbët në Kosovë për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH.

“BIA” deklaroi se gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën si dhe një kartë SD. Kamera është gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.

Por Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është një kapitull i ri i Serbisë për të filluar sulmet diplomatike ndaj Shqipërisë për shkak të ‘rolit të madh stabilizues në Ballkanin Perëndrimor që i është dhënë Shqipërisë”.

“BIA” nxjerr fotot: Ja çfarë iu gjet serbit që na spiunonte te Shqipëria! Reagon edhe Vuçiç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit