-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“BIA” nxjerr fotot: Ja çfarë iu gjet serbit që na spiunonte te Shqipëria! Reagon edhe Vuçiç

Kryesoret

Agjencia serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) njoftoi se ka arrestuar një serb të dyshuar se spiunonte për llogari të inteligjencës shqiptare. Sipas mediave në Beograd, konkretisht “Novosti” shkruan se “spiuni” u kap pranë një fshati në Rashkë, një nga zonat ku ka baza ushtarake. Po sipas mediave, këtij personi i janë gjetur një kamera ku “ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe”.

Ai është ekspert i TI-së, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Që nga viti 2022, serbi me inicialet “D.R” me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurimit të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija. Ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës” sipas mediave.

Presidenti serb Vuçiç tha se ka marrë një raport disi më të gjerë dhe se prania e agjencive të huaja të inteligjencës është shtuar “për arsye të kuptueshme”. “Vendi ynë është një vend që nuk futet në kallëpet e bindjes dhe nënshtrimit, vendi ynë është i lirë dhe liridashës, vendi ynë është i pavarur dhe vendi ynë merr vendime në përputhje me interesat e popullit tonë dhe qytetarëve tanë, dhe jo në përputhje me diktatet e marra nga kushdo nga kush nga jashtë” Vuçiç.

Beogradi arreston një serb: Filmoi ushtrinë dhe lidhjet, na spiunoi te Shqipëria

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit