“Mbretëria e Bashkuar nuk kishte “zgjidhje” përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis në Jemen lidhur me sulmet e tyre në Detin e Kuq” kështu është shprehur sekretari i jashtëm britanik Cameron.
Cameron shpjegoi se Mbretëria e Bashkuar i kishte dhënë grupit “paralajmërim pas paralajmërimi” përpara se t’i bashkohej sulmeve të udhëhequra nga SHBA këtë javë.
Duke shkruar në Sunday Telegraph , ai tha se çmimet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar nëse Houthis vazhdonin të bllokonin rrugë të rëndësishme tregtare.
Grupi pro-Hamasit ka sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke pretenduar se synon Izraelin për luftën në Gaza.
Sulmet e tyre ndaj anijeve të mallrave disa prej të cilave nuk kanë lidhje të qartë me Izraelin, kanë bërë që kompanitë e mëdha të transportit detar t’i devijojnë anijet larg Detit të Kuq, në vend të kësaj të marrin një rrugë më të gjatë rreth Afrikës Jugore.
Cameron tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në sulme për të mbrojtur “lirinë e lundrimit”.
Ai paralajmëroi se Britania mund të godasë sërish objektivat Houthi nëse sulmet e tyre vazhdojnë.
“Nëse Houthi-t e mohojnë këtë kalim te anijet, zinxhirët jetik të furnizimit kërcënohen dhe çmimet do të rriten në Britani dhe në mbarë globin”, tha ai.
“Ne do të punojmë me aleatët. Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të përgatitur të mbështesim fjalët me veprime.”