Një 26-vjeçar nga Elbasani ka përfunduar pas hekurave pasi ka dhunuar një 63-vjeçar dhe më pas ka tentuar ta godasë me thikë.
Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” ku autoritetet kanë mbërritur për të parandaluar degradimin e situatës, një konflikt i cili ka filluar për motive të dobëta, por ka përfunduar me dhunë ndaj 63-vjeçarit.
26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në pranga ka përfunduar i riu D.B., 26-vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.








