Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ne fshatin Kodhel te Njësisë Administrative Blinisht ne Lezhe.
Siç raportohet flakët kanë përfshirë shtëpinë në orën 8 të mëngjesit të kësaj të diele, fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Sipas familjarëve zjarri fillimisht ka rënë në tavanin e shtëpisë, më pas është shpërndarë në gjithë banesën.
Zjarrfikëset ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plote te zjarrit i cili ka shkrumbuar te gjithë shtëpinë.
Lajmi i keq është se familja e përbërë prej 5 anëtarësh që jetonte në këtë shtëpi tashmë ka ngelur në qiell të hapr.
Nga zjarri ka rrezikua jetën dhe njeri prej fëmijëve te familjes, i cili ka tentuar të shuajë flaket me mjete rrethanore.