-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Larje hesapesh/ Ekzekutim mafioz në Greqi, rrebesh plumbash ndaj 44-vjeçarit

Kryesoret

Gjatë orëve të vona të natës një anëtar i mafias greke është ekzekutuar në Zonën e Neos Kosmos.

Plot 81 plumba janë qëlluar drejt 44-vjeçarit, B.Z., në atë që për autoritetet vendase është një larje e vjetër hesapesh.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.

44-vjeçari ra i vdekur në vend, ndërsa xhipi i tij i zi u “bë shoshë” nga plumbat.

Sipas informacioneve, në automjetin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut, ku shpëtoi edhe falë ndërhyrjes së policisë.

Automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur, në përpjekje për të humbur gjurmët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit