-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja në Egje! Greqia merr në dorë “bishën” amerikane

Kryesoret

Greqia po bëhet gati që të blejë katër fregata amerikane. Athina vijon që të forcohet për dominimin e Egjeut, teksa për momentin tensionet me Turqinë janë ulur, por jo rivaliteti. Dosjet e vjetra me konfliktet e mbartura janë ende aty dhe në cdo moment mund të rindizen. “Modernizimi dhe racionalizimi i politikës së armatimeve është prioriteti i parë i qeverisë” shkruan gazeta greke “Kathimerini”. Detajet për fregatat amerikane zbardhen pas takimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken. “Qeveria e ka marrë këtë vendim edhe për shkak të kostos së ulët, pasi shuma për rinovimet do të variojë nga 100 deri në 400 milionë euro, duke i dhënë menjëherë marinës katër anije të denja për betejë në Egje. Kursimi i burimeve u konsiderua i nevojshëm dhe për këtë arsye u ngri propozimi për blerjen e katër korvetave me vlerë 1.7 miliardë euro.

LCS-të e SHBA-së po hiqen gradualisht nga Marina e SHBA, kështu që ato janë një zgjidhje ideale për sa i përket kostos së pronësisë dhe ka garanci zyrtare se çdo problem me llojin e anijes është zgjidhur. Vizita e Blinken në Chania dhe takimi i tij me kryeministrin grek i dha fund pasigurisë që ekzistonte në lidhje me programin e blerjes së F -35 nga Greqia, pasi ky proces është i pavarur nga shitja dhe përmirësimi i F-16 turk, i cili mbetet i ngrirë për shkak të vetos së Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, por edhe marrëdhëniet problematike me Kongresin për shkak të marrëdhënieve me Rusinë dhe mbështetjen e ofruar nga Rexhep Tajip Erdogan për Hamasin” vijon më tej shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit