-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani nga vizita në Kosovë: Shqipëria gjithnjë në krahun tuaj!

Kryesoret

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi sot takime me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Hasani zhvilloi takime me Vlora Citakun e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit e shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

Në vijim të vizitës së tij Hasani është takuar dhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

“E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare” shkruan Hasani në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit