Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, me anë të një deklarate për mediat ka thënë se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike duhet të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.
“Është e rëndësishme të dëshmohet vullnet. Kemi shumë dallime në çështje të ndryshme të politikave ditore, por për çështjen e presidentit duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht dhe të dëshmojmë vullnet”, shpreht Haxhiu.









