Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba deklaroi në një intervistë se ka dashur dy- tre herë që të godiste me grusht ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Kuleba e bëri zbulimin në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, nga gatimi, hobi e deri te futbolli ukrainas.
I pyetur se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë ndonjëherë, kreu i diplomacisë ukrainase u përgjigj: “Bisedimet më të vështira janë ato kur ndjen se ajo që dëshiron është të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë, por ju nuk mund ta bëni atë.
Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, shtoi ai.
Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si “të vështira”, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova reagoi duke deklaruar se këto deklarata tregojnë se lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol.
“Ky është problemi: njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane” tha Zakharova.