Dy ndryshime janë konfirmuar ditën e sotme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh.
Gjithashtu në Lushnjë është vendosur shef komisariati Edmond Pjetri në vend të Agim Bashës që ka shkuar në Akademinë e Policisë.