Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet paraditen e 19 Janarit në orën 11:00. Një ditë më parë, dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj iu drejtuan me një letër prezencës së OSBE-së në Tiranë lidhur me këtë çështje. Lulzim Basha i kërkoi SHBA-BE-së që t’i bëjnë presion Edi Ramës për reformën që të bëhet me konsensus.
Por ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaroi për mediat se zyrtarët e saj do të vijojnë të takohen rregullisht me kryetarët, bashkëkryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshirë Komisionin Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke nënvizuar se takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi, por ndihme në ekspertizë.