-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“The Best” 2023/ Ja si votoi Shqipëria për trajnerit më të mirë

Kryesoret

Lionel Messi bëhet futbollisti i parë që fiton tri herë çmimin “FIFA The Best” duke vendosur një rekord edhe për këtë trofe, pas atij të “Topit të Artë”, të cilin e ka fituar tetë herë. 36-vjeçari u konfirmua si fituesi i vitit 2023 në ceremoninë e çmimeve “FIFA The Best”.

FIFA zhvilloi të hënën ceremoninë gala për ndarjen e çmimeve tradicionale “The Best” për të nderuar lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit 2023. Në votimin për trajnerin më të mirë për meshkuj, votat e Shqipërisë kanë qenë identike për podiumin, e cila në fund rezultoi fituese.

Trajneri Sylvinho, kapiteni Berat Gjimshiti, si dhe gazetari Endi Tufa, kanë votuar të tre në të njëjtën mënyrë: i pari Pep Guardiola, i dyti Luciano Spaleti dhe i treti Simone Inzagi.

Dhe në fakt, në ceremoninë “The Best” 2023, të organizuar nga FIFA, në Londër, Pep Guardiola fitoi në fund trofeun e trajnerit më të mirë, i ndjekur më pas nga dy italianët sipas kësaj renditje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit