Në datë 23 Janar, Sali Berisha duhet të shkojë për t’u pyetur në SPAK. Prokuroria e Posaçme ka caktuar datën e dytë, pasi ish-kryeministri refuzoi që të shkonte nesër me pretekstin e avokatëve se kishin axhendë të përcaktuar më parë.
Një ditë më pas në 24 Janar do të shqyrtohet kërkesa e tij në apel për lirinë, pra rrëzimin e masës arrest në shtëpi. Dhe të nesërmen, në 25 Janar do të jetë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi që do të duhet të paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje për të njëjtën dosje, privatizimin e kompleksit Partizani.