-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi nga Prishtina në Tiranë për të vjedhur, përfundon në pranga 32-vjeçari

Kryesoret

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi vodhi me dhunë një shumë parash në një banesë në kryeqytet.

D.O., banues në Prishtinë para dy ditësh hyri në një banesë në rrugën “Sami Frashëri” ku vodhi një shumë parash. Falë hetimeve të kryera policia identifikoi shtetasin dhe bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit