-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat, synohet fitorja në zgjedhje

Kryesoret

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur një koalicion parazgjedhor. Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Ramush Haradinaj dhe Fatmri Limaj dolën të mërkurën dhe konfirmuan aleancën.

“Me qëllim që të mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së vitit 2008”, është një nga pikat. AAK dhe Nisma kritikojnë kryeministrin Albin Kurti që “po e rrezikon pavarësinë”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për media pas nënshkrimit të koalicionit me NISMA-n e Famtir Limajt. I pyetur nëse po e bëjnë këtë meqë kanë dalë keq në sondazhe dhe për deklarimet e zyrtarëve të pushtetit se pozita e parë është e garantuar, Haradinaj ka thënë se për një gjë të tillë vendos sovrani.

Ai ka thënë se siç ia ka dhënë Kurtit vendin e parë në vitin 2021, mundet edhe që t’ia marrë atë pozita.

“Pozita e t’parit është e sigurt, atë e dinë vetëm sovrani, votuesi. Votuesi i para këtyre zgjedhjeve po e ka shpallë VV-në të parin, por mundet edhe me ia marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën subjekteve politike, në opsionet qeverisëse që ofrohen”, ka deklaruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit