Ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është kthyer në arenë përplasje mes deputetëve të PD-së. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk e lejuan kryetaren e komisionit, Flutura Açka që të zhvillonte mbledhjen duke e detyruar ta mbyllë. Jashtë mbledhjes, Açka deklaroi se opozita më mirë të thotë fjalën sesa të bëjë zhurmë.
“Kolegët e mi mendojnë se duhet ta mbajmë parlamentin në kaos. Nuk mund të dal në rrugë apo komisione dhe të bërtas dhe jo të dal dhe të them çfarë po bën qeveria dhe ku vjedh. Kam keqardhje të madhe për këtë përplasje që lidhet me kolegët tanë që kanë vendosur që të prishin seancat.
“Kujdes”! Sherr mes demokratëve, Noka shkul mikrofonin, Açka: Nuk marr urdhra nga Gazi!
Dhe keqardhjen më të madhe e kam për aludimet publike. I them Bardhit dhe çdo kujt tjetër, t’i drejtohen SPAK-ut apo organeve kompetente për çdo iluzion që krijohet dhe cilësohen retorikë politike. Nuk ka asnjë ndryshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Janë detyrim kushtetues, por më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni kemi përkeqësuar klimën.
Pas Açkës, Bardhi i “sulet” Bakiut: Të të vijë turp! Ai zagari jot (Basha)…
Shpresoj që presidenti të kthejë ligjin dhe rregulloren. Kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë. Më mirë të themi fjalën sesa të bëjmë zhurmë. Me Bardhin kemi bërë beteja por kemi qasje të ndryshme. Shqiptarët i kemi irrituar me opozitën” tha ajo.