-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama u krenua me raportin, Tabaku: Shikoni xhepat e qytetarëve

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se qeveria propagandoi rritjen e vlerësimit në Standard’s and Poor’s, por shtoi se ndryshimi shihet në xhepat e qytetarëve. Tabaku theksoi se çmimet në Shqipëri janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian.

Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian.

Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë,  i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës” deklaroi Jorida Tabaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit