E dyshoja që gazetari Osman Stafa fsheh gjithmonë diçka. Me kallnin datën almiset e tij profesionale, çanta dhe kamera. Bindja më thoshte se ai mban bomba, kallash, pisqolle, dylbi e plot armë vdekjeprurese. Zerat që ai shihej pasditeve në një poligon po shtoheshin.
Paraditeve sillet rreth Kuvendit dhe mat me sy distanca pastaj ben fotografi deputetesh dhe ambjentesh duke shtuar kersheritë. Shpesh here kemi menduar që ai është një i infiltruar nga sherbimet sekrete per të marrë vesh ç’themi ne mbledhjet tona. Ekziston mendimi se Zoti nuk të degjon ndersa Mani po.
Por më i rrezikuari paska qënë Muçua. Ai me shqisat e forta e ka nuhatur prej kohesh se është ne rrezik. Një natë me shi rreth gati afer mesnates i ka trokitur Taos në zyrë. Jam në hall të madh i ka shpjeguar. Vetem ti mund të me bësh derman siç edhe herë tjera me ke ndihmuar. Ai : fol vlla , jemi per njëri tjetrin pa merak po pi pak ujë të të vijë fryma.
Muçua terhoqi një gllënkë por ënde dridhej. Tao e afroi tek soba. Pasi i erdhi çehrja Muçua u llafos: me duhet mbrojtje, kam nevoje per shumë roje. Tao u shqetësua dhe e pyet , të kanë hequr ndonjë dackë demokratet? Jo jo ja kthen ai , ata s’me kapin e gjejne dot se fshihem. Po ateherë ç’ke more derëbardhë?!
Muçua u pertyp dhe leshoi një hëm. E njeh ti Man Stafen ? E njoh u gjegj , mbulon parlamentin per news 24. Eeeee ketu është hilja brofi Muçua. Ai është killer, koha do ta tregojë, jam në hall shpetomë, të lajmerova, ti je hyqymet, madje të ha koken dhe ty.
Tao u sikletos nuk dinte ç’të bënte Muçua i dukej sikur kishte lojtur nga fiqiri po nuk ja thoshte dot.
Detyra ja lypte që ta konsideronte ankesen dhe të mbante shenim. Mire more byrazer ti e di që të kam në patronazh, do të jap ca roje më shumë, po hiqem një kuriozitet nga të ka lindur kjo frikë?
Po ja ai me bëri pese pyetje në konference . Pastaj kishte edhe tetembedhjete të tjera. Ato ishin si bresheri mitralozi tërr tërr tërr, dy here u fsheha nën tavoline, ndieja pickime mishi pas gjithëseciles.
Ishte tentative per vrasje. Ashtu ë …tundi koken veziri Tao. Muçua vazhdonte , Mani e bëni këtë me gjakftohtësi se pas çdo pergjigjeje timen zgerdhihej. Dreq o punë, dreq o punë mermeriste i zënë ngushtë veziri i ngratë, ç’me gjet!!!
Po ik o Muço ik i qete do të ruaj me çdo kusht. Në dalje të ministrisë Muçua vuri një kapuç dhe dikush e mori me një motorr picash si ilegalet.
Koha i dha të drejtë Muços. Të hënë pas senaces atë të zeze ditë pasi nuk mbet këmbe njeriu Muçua pa dy tre herë anash dhe me vrap u turr tek gazetaret. Para tyre tha se nderkombetaret ndermjetesuan marrveshjen me opoziten e vertetë , atë te tijen që nga çasti në çast po ja rruan Babos mjekrren.
I gezuar e koinfidencial deklaroi se aleatet zbarkuan dhe e detyruan të firmosë me Muçon reformen zgjedhore.
Kjo deklaratë ishte pika që derdhi enen. Gazetari Mani po pergatiste planin fatal si një vrases me pagesë. Ai ne pamundesi që te shtinte me mikrofon pa një pa dy deklaraten ja nisi televizionit ku punon, i bindur qe dalja e sekretit e helmon Muçon, e bën eksiq dhe i bie rrezikshmeria.
Fjala mori dhenë. Muçua këtë e kishte rrefyer i sigurtë që llafi si del dhe jo per dynja.
Sapo zbardhi dita amerikanet, anglezet, europianet pergenjeshtruan Muçon me një furi të paparë. Aty u kuptua që Mani emrin Osman e kishte pseudonim per kamuflazh, ai qenkesh Xhejms Bondi i ri.
Ai ishte agjent i tre fuqive të medha i cili kryeka sherbime per hasap të tyre.
Meqënese deshtoi ti bënte Muços atentat me arme të ftohta e mori seriozish dhe e qiti si genjeshtar që ti vrasë imazhin , atë krenari monumetale të Muços qe nuk ka genjyer kurrë. Hera e parë.
Por si namuzqar që është nuk duroi megjithese Mani e plagosi rëndë , gjetë forcë të reagonte. Me kurajo shkroi dy gisht kartë dhe i drejtohet reporterit “të të vijë rëndë, të vijë o killer me pagesë, o media kriminale”.
Xhandaret e Taos po e kerkojnë Man ziun per ta çuar në hapsana per tentative eleminimi të Muços Liderit të Opozites se vertetë.
Po nuk thonë kot kembet e lehta faqja e bardhë. Mani kerkoi azil politik në njëren prej ambasadave që e ka paguar per te hequr qafe Muço levendin.
Shyqyr se të gjithë ishim në rrezik nga Osman Stafa firauni., Na hiqej si gazetar por hë hë hë paskesh qënë agjent i hurit dhe i litarit. Falë Muços tanimë është inaktiv dhe duhet ta kalojë jeten i fshehur.