Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.
Shefi i Urgjencës së Prishtinës, Avdyl Pacolli, tha se e plagosura ka pësuar dëmtime të shumëfishta, por ajo është jashtë rrezikut për jetën.
“Flitet për një paciente të gjinisë femërore e cila e ka pësuar një politraumë me lëndime të shumëfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën.
Ekipet e Qendrës së Mjekësisë Urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të Policisë” tha ai.