Disa të rinj protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Ata janë shprehur kundër ngritjes së kampit të refugjatëve i cili do të ndërtohet në Shëngjin ashti siç parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar mes Ramës dhe Melonit.
Të rinjtë kërkuan njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.
Sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.