-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizitoi varrezat e Jasharëve, avokati serb: Un e njoh Kosovën, dhe Serbia duhet ta bëj

Kryesoret

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç,  ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.

Duke folur për vizitën në Prekaz, ai ka thënë se ka me mijëra fjalë për të thënë në varrin e një fëmije.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të shikojmë për të ardhmen.

“Kur Sanduloviç pranoi Pavarësinë e Kosovës unë isha i pari që përshëndeta këtë vendim. Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet t’i ndihmoj fqinjit të vet Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së pasi është në interes që fqinji të bëhet i mirë”, ka deklaruar ai.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta./Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit