Autoritetet greke kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen për vrasjen e dy mafiozëve më të njohur në Greqi, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.
Të dy ata janë ekzekutuar nga grupe rivale dhe se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa të tjerë.
Policia e greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë, ndërsa tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikës dhe po merren ende në pyetje.
Bëhet me dije se mes tyre është edhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
Ende nuk dihet nëse perosnat e arrestuar i përkasin të njëjtës bande apo janë rivalë.
Ndërkohë për rastin janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos), raportojnë mediat greke.