Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në Korçë në unazën veriore të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Dritat e Verdha”, aty ku një automjet tip” Volvo” është përmbysur mbi asfalt.
Burimet bëjnë me dije se për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime serioze.
Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë dhe përmbysjen e makinës.