Lulzim Basha nga selia e PD-së, është shprehur se ditën e hënë do të dorëzojë një amendament për buxhetin e shtetit i cili u firmos në 4 minuta, ku do të kërkojnë një shumë prej 5 miliardë lekë të reja si ndihmë ushtarake për Kosovën.
Kjo kërkesë sipas Bashës vjen në kuadër të sigurisë kombëtare si dhe për sigurinë e Kosovës, duke dhënë një qëndrim të krah me mjete modeste, gjithashtu shprehet se shpreson që kjo kërkesë të mos shkaktojë debat politik.
Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm.
Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.
Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha.
Basha: Serbia po armatoset, Rama sheh interesin e tij para sigurisë kombëtare