-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia i jep “leksion” Kukësit dhe vazhdon rrugën drejt titullit!

Kryesoret

Java e 20-të e Superligës shqiptare të futbollit hodhi në fushë ditën e sotme përballjen Kukësi-Egnatia.

Respektivisht vendi i parafundit në renditje me kryesuesit e ligës, dhe gjithçka shkoj në mënyrë perfektë për rrogozhinasit, duke mare një fitore 1-4 ndaj verilindoëve.

Trajneri Stavri Nica ndërroi mendje për largimin e tij nga stoli i ekipit dhe vendosi të qëndronte, pavarësisht kësaj Blutë pësouan humbjen e nëntë sezonale.

Ndeshja nisi mirë për miqtë nga Rrogozhina, që treguan dominim në lojë. Kryesuesit e Superligës shënuan tre herë në 34 minutat e para. Malota, Fernando me penallti dhe Gjata ‘vulosën’ tri pikët që në pjesën e parë, duke bërë që Nica të bënte tre ndryshime te Kukësi fill pas golave.

Pjesa e dytë solli golin e Atdhe Rashitit për Kukësin, që nuk mundi të shkonte më shumë se kaq. Në fund edhe Montenegro debutoi me gol për Egnatian, për rezultatin 1-4. Egnatia me 43 pikë mban kreun e renditjes, ndërsa Kukësi me 19 pikë pozicionohet në vendin e parafundit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit