Pas përplasjes me Flutura Açkën në Komisionin e Medias, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet hetimore.
Por, duket se vendimi i Sekretariatit të Etikës nuk ka prekur vetëm këta dy deputetë, por edhe Bledion Nallbatin dhe Asllan Dogjanin, të cilët janë përjashtuar me 5 ditë.
E ndërsa Bardhi dhe Noka u përplasën me Açkën, Nallbati përse u përjashtua? “As unë nuk e di, kjo punë vajti si ajo barsoleta e ushtarit me shefin për kapelen…” tha ai për “5Pyetjet.al”.
Edhe Dogjani tha për “5Pyetjet.al” se “nuk e di arsyen se përse më përjashtuan. Megjithatë më motivojnë më shumë për të vazhduar kështu” tha ai.
Dy ditë më parë deputetët Noka, Bardhi dhe të tjerë, krijuan tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias. Teksa debatuan ashpër me Açkën, ata i morën me forcë asaj dhe mikrofonin.