Edhe pasditen e sotme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë pallatit të tij për të kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur nga SPAK.
Prokurorët shtuan dhe një “masë të hekurt” ndaj Berishës ditën e sotme duke refuzuar kërkesën e tij për të shkuar në Parlament.
Mbështetësit janë mbledhur poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit me thirrje e brohorima: “Berisha, Berisha, Berisha”.