Prokuroria e Posaëme ka sekuestruar HEC-in “Drita” i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe familajrëve të tij. Gjithashtu dhe Ervin Matës i janë sekuestruar disa llogari bankare, automjete si dhe janë duke hetuar për prona të tjera që Mata mund ti ketë në emër të familjarëve.
Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty për një datë tjetër. Mes personave nen hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Hetimi pasuror nisi pak kohë më parë nga SPAK ndaj grupit kriminal ku u arrestua ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani dhe u përfshi djalit i tij Eralbi Breçani, i cili ndodhet në kërkim së bashku me kunatin e tij Ervin Mata dhe personave të tjerë të përfshirë në trafik droge, grup kriminal e krijim kushtesh për vrasje.