Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e Superiores dhe Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje. I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq nga reshje të dendura shiu dhe dëbore.