Një pjesë e territorit është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm, pjesa tjetër me reshje shiu dhe shtrëngata. Qarku i Dibrës është përfshirë nga stuhi të dendura dëbore.
Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.
Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.
Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.
Po vjen acari! Fundjava sjell stuhi, shtrëngata, dëborë e përmbytje (HARTA)