Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore në zonën e Dibrës për shkak të përkeqësimit të moti dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit.
Mësohet se rruga e Arbrit, pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor.
Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndër të tjera, Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.









