-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen acari! Fundjava sjell stuhi, shtrëngata, dëborë e përmbytje (HARTA)

Kryesoret

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të  mbizotërojë të motit të vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.

Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër  në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar. Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.

Diten e diel ne veri dhe qender te vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës mot i vranë e reshje të dobta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike  me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit