-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot 18 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, ja si shprehën nderimet figurat politike

Kryesoret

Sot përkujtohet 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kanë përkujtuar Rrugovën. Kreu i qeverisë thotë se duhet të përkulemi me nderim para figurës së Rugovës.

Begaj shkruan se ai ishte modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, shkruan Rama.

“Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektual dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformimit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratike e paqësore drejt pavarësisë, duke treguar kështu frymën liridashëse dhe paqësore të popullit”, shkruan Begaj.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkroi se vizioni që la Rugova për Kosovën e lirë do të mbetet përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

“Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare”, shkruan Meta.

Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit