Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e HEC “Dritës” në pronësi të ish-drejtuesit të Lartë të Policisë, Erzen Breçani.
Erzen Breçani u arrestua për përkrahje dhe pastrim parash pas zbardhjes së disa bisedave ne aplikacionin “SKY ECC”, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.
Djali i Breçanit është shpallur në kërkim për trafik kokaine. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.