-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova, projekt i përkohshëm”! Aliu te “5Pyetjet”: Pavarësia kompromis, qëllim bashkimi

Kryesoret

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Ministri i Infrastrukturës në qeverinë Kurti, Liburn Aliu deklaroi se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” Aliu sqaroi deklaratën që bëri bujë në të dyja anët e kufirit. Ai tha se bashkimi duhet të ndodhë si reagim ndaj agresionit serb. Nëse shqiptarët bashkohen, kjo, tha më tej ai, do të sillte paqen në Ballkan.

Liburn Aliu: Bashkimi i shqiptarëve do të sillte paqe në Ballkan

Ky ka qenë qëllim i përhershëm i shqiptarëve jashtë Shqipërisë, Republikës. Republika është kjo që është, por ajo që kemi në mendje është më ndryshe. Qëllim ka qenë bashkimi. Kjo ka qenë në mendje si zgjidhje e drejtë nga çdo organizim politik nga 1912, synimi ka qenë bashkimi kombëtar. Sa herë është kërkuar Republika, Kosova brenda Jugosllavisë, është konsideruar si zgjidhje e përkohshme, kompromis për hir të paqes. Pra, kërkesa, Kosova Republikë ka qenë kërkesë kompromisi, pasi kërkesa reale ka qenë bashkimi kombëtar. Edhe Ibrahim Rrugova ka deklaruar se po bëjmë kompromis.

Nuk po kërkojmë bashkim kombëtar dhe kjo është pavarësia e Kosovës. Dhe ne e shohim pavarësinë e Kosovës si komprmois për hir të paqes por kemi kërcënimin nga Vucic dhe Serbia që po armatosen se një ditë duan të kthehen në Kosovë. Dhe kjo nuk është shaka, por politikë reale e tyre.

Liburn Aliu: S’e firmosim Asociacionin, do të sillte minim dhe çarje

Kosova duhet të jetë vigjilente dhe e përgatitur për një gjë të tillë. Ne jemi të vetëdijshëm, jemi po ata shqiparë që kemi luftuar, nuk na kanë mundur, do të vazhdojmë që të jemi aty. Por kur Kosova të jetë si e vetme, si sot, do të jetë e kërcënuar dhe rrezikuar, bashkimi i shqiptarëve në Ballkan do të krijonte paqe, pasi do të kishte balancë mes Serbisë dhe shqiptarëve dhe do të ishte paqe e garantuar për të ardhmen.

Meqë personalisht nuk e besoj se Serbia do të ndryshojë ndonjëherë, e besoj se nevoja për t’ju kundërvu Serbisë, do të sjellë drejt bashkimit të shqiptarëve dhe Kosova do i bashkohet Shqipërisë një ditë. Kjo, jo se do të përmbushim ndonjë amanet, por duhet ta bëjmë të jetojmë të sigurtë dhe më mirë. Pra do të jemi edhe treg më i madh edhe komplomentar në ekonomi. Por edhe aspekti i sigurisë, që jemi të kërcënuar nga Serbia” tha ai.

Por krerët e shtetit të Kosovës janë kundër. “Unë jam ministër i Kosovës dhe punoj cdo ditë për ta forcuar Kosovën, por kjo nuk e dobëson Shqipërinë. Po të ishin rrethanat që do të garantonin paqen në të ardhmen mbase do të mund të mbetej sikur është, apo të shpërbëheshin shtetet në BE… Ne punojmë cdo ditë për Kosovën”.

Pra kjo aspiratë vjen si reagim ndaj agresionit serb? “Rrethana kërcënuese do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë. Ne do të zhvilloheshim edhe ndaras, por aspekti i sigurisë i shtohet këtij ekuacioni që shqiptarët të bashkohen në një shtet” tha ai.

Aliu sfidon opozitën: Doni zgjedhje të parakohshme? Do të humbni më thellë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit