-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha del nga SPAK: Sa përmenda Ramën, prokurorët sa nuk u futën poshtë tavolinës

Kryesoret

Anatemoi dhe sulmoi hapur prokurorët dhe SPAK-un. Nuk i kurseu as fyerjet dhe ofendimet karshi tyre. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër pasi doli nga organi i akuzës. Tha se sapo u përmendi emrin e Edi Ramës për pak sa nuk u futën poshtë tavolinës.

Më pyetën për letrat me vlerë, por u përmbajta të mos i fyeja. Ai vendim doli një muaj pasi ishin paguar nga familja Begeja 90%. Në 10% që kishin mbetur, familja Begeja kishte gjithsej 5%. Jamarbër Malltezi përfitoi gjithsej 64 Euro. Më pyeten për sportin, pse u ndryshua ligji, 2007-08. Ligji i 2005 në përputhje me ligjin e 2004.

Privatizimin e klubit Partizani e nisi Fatos Nano, Blendi Klosi dhe Anastas Angjeli. Edi Rama është personi…nëse Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, kompensimit apo parablerjes, Edi Rama ka një mori firmash në këtë proces. Akuza Sali Berishës, e konvertoi, e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Malltezin, është si të thuash, Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij.

SPAK s’e lejon të shkojë në Parlament, Berisha: Skenar për të më djegur mandatin

Kur përmenda Edi Ramën aty, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Dhe i pyeta, si ka mundësi, cfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur privatizimin, ndryshimin e destinacionit në një kohë kur nuk kishte pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore, Edi Rama e kalon të gjithë klubin në zonë, firmos lejen e sheshit të ndërtimit, firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni, thoni se ka firmosur Basha. Si ka mundësi që injoroni emrin e Edi Ramës, ndërkohë që gjykata e ka gjobitur sepse nuk zbardhte lejen sa mori vesh se një nga përfituesit ishte Jamarbër Malltezi” tha ai.

“Çfarë provash more?!”/ Berisha nxehet me gazetarët: Riciklim, mediokër dhe mjeranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit