Agron Asllani, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme pas një konflikti me një bashkëfshatarin e tij është arrestuar ditën e sotme me urdhër nga SPAK.
42-vjeçari, i cili u shtrua në spitalin e Traumës, rezulton se ka qenë në kërkim më parë dhe për këtë ai është arrestuar menjëherë nga policia.
Arsyet apo shkaqet se përse ai ka qenë në kërkim nuk dihen ende, por është konfirmuar se ai është arrestuar.