-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kishte rënë morti”! Berisha: Vajta brenda në SPAK dhe mora në pyetje prokurorët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasi doli nga SPAK-u se dosja kundër tij është politike dhe se nuk ka asnjë provë të vetme. Në total, tha se dhëndri i tij nga vendimet që ka firmosur si kryeministër për kompleksin Partizani ka përfituar vetëm 64 Euro.

Ata refuzon provat që ishin shkatërruese për ata, por edhe ekspertizën e pavarur. Dokumente që faktojnë që tregojnë se kanë vepruar me urdhër politik. I pyeta, cili nga ju, ka bashkëpunuar me McGonigal, si grup i strukturuar me Edi Ramën? Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Unë gjeta aty, një atmosferë mortore. Mortore.

Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin si të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën, fytyrat u prishën komplet. Natyrisht u përgjigja, të gjitha, por ata nuk kishin pyetje, por ishin vetëdenigrim që i bënin vetes, sikur kanë bërë me dosjen, kur thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar.

Kur në një kohë kanë fituar 40 milionë Euro dhjetëra mijëra qytetarë dhe është marrë një muaj para se Malltezi dhe Begeja të kishin paguar më shumë se 95% dhe kishin mbetur 5% që përfitoi 64 Euro Jamarbër Malltezi. I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigalin…” tha ai.

Berisha del nga SPAK-u: Gjeta brenda një grup të terrorizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit