-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtruan se do i regjistronin pronën për 30 mijë euro, në burg familja dhe bankierja

Kryesoret

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia. Mbi ta bie akuza e mashtrimit ndaj një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro në këmbim të regjistrimit të pronës.

Në pranga kanë rënë I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, të martuar, gjithashtu dhe  vajza e tyre, R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec. Këta persona kishin kryer disa vjedhje duke premtuar se regjistronin pronat.

Si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo e fundit, punonjëse e një banke të nivelit të dytë e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Për rastin, policia ka sekuestruar 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë. Si rezultat i një hetimi të ndjekur  të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej prej disa vitesh, nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Utopia”.

Në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec. Si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente.

Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000, këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar. Të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit