Policia greke është vënë në gjurmët e duhura për të zbardhur vrasjet e bujshme të kokave të mafias greke gjatë viteve të fundit.
Javën e kaluar është lokalizuar një grup prej 7 personash të konsideruar si “killerat “ e mafias, pjesë e tyre dhe 26-vjeçari shqiptar Xhonatan Paja, i arrestuar bashkë me dy të tjerë me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Ata u kapën në Malin e Zi ku dyshohet se ishin për të kryer një tjetër vrasje
Ndërkohë njëri nga 7 të dyshuarit vazhdon të jetë në arrati, dhe dyshohet se është autori i një ekzekutimi të ndodhur vitin e kaluar në Qipro.
Pas vrasjes autori është arratisur duke përdorur si pikë qëndrimi një manastir në malin Athos. Këtu mediat greke dyshojnë se mund të ketë një ndihmë ndaj grupit ku bënë pjesë dhe shqiptari, nga klerët vendas.
Siç raporton Kathimerini, ata kanë përdorur një Manastir si bazën e tyre, e cila mësohet se ka lidhje të forta me rusinë.
Manastiri ishte pika nga ku të rinjtë niseshin për të kryer vrasjet.
Të dhënat e policisë greke tregojnë se grupi me 3 persona ku ishte dhe i riu shqiptar, ishte nisur për në Malin e Zi për të kryer një vrasje të porositur.
Qëllimi ishte ekzekutimi i një biznesmeni grek i përfshirë në kontrabandën e cigareve.
Oficerët e policisë malazeze të informuar më parë për lëvizjet e të dyshuarve dhe kolegët e tyre grekë vlerësojnë se të arrestuarit po planifikonin të kryenin vrasje.
Ministri i atëhershëm grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Janis Oikonomou kishte kontaktuar me ministrin e Jashtëm Giorgos Gerapetritis duke i kërkuar që të ndërhynte në nivel diplomatik që ADN- ja e tre të dyshuarve të dërgohej sa më shpejt në Greqi.
Objektivi i mundshëm i tre të dyshuarve nuk doli saktësisht nga hetimi, ndërsa policia gjithsesi ka vënë në dukje kuptimplotë se biznesmenët grekë të fushës së kontrabandës së produkteve të duhanit e kanë selinë në Mal të Zi.