“Beteja pa kthim vazhdon”! Kështu e nisi Sali Berisha rrugën nga shtëpia ku doli pas 25 ditësh dhe nisjen drejt SPAK-ut. Ai u shfaq i buzëqeshur para gazetarëve pak para se të mbërrijë në SPAK lidhur me aferën e ish-kompleksit “Partizani”.
Tek dera e SPAK-ut po e prisnin militantët me thirrjet “o Sali, o hero” dhe një grup deputetësh. Kishte një mesazh për ta.
“Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, jam këtu për të përfaqësuar pluralizmin, ne do të fitojmë. Fitore” tha ai para se të futej brenda.
Më pas i shoqëruar nga avokatët u fut brenda derës së SPAK-ut. Kjo është hera e parë që Berisha ngjit shkallët e Prokurorisë së Posaçme. Ai ndodhet në arrest shtëpie për aferën e kompleksit “Partizani”.
FOTO/ Hap pas hapi, Berisha nga shtëpia futet për herë të parë në SPAK