Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të enjten do ta parashtrojë dorëheqjen, para seancës së caktuar për të premten për t’i hapur rrugën qeverisë teknike.
“E gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje të enjten në ora 10:00. Kështu që askush nga ministrat nuk ka nevojë të jape dorëheqje, sepse me dorëheqjen e kryeministrit, e gjithë qeveria është në dorëheqje”, deklaroi Kovaçevski.
Të enjten pritet të japë dorëheqje edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili do të zërë vendin e Kovaçevskit.
Zgjedhja e qeverisë së Xhaferit duhet të bëhet në fundjavë, jo më vonë se mesnata e 28 janarit./Alsat