Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për veprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura. Në dosje theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare.
Në dosje vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë.
“Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri tjetrin tek banesa e sipërcituar. Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet.
E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer marredhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024. Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti” tha ajo.
“Largohu nga vajza ime”! Dosja e mjekut që mori 16-vjeçren për grua të katërt: I bëri lavazh…