Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg 5 të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Ernejt Shyti i penduari i drejtësisë është dënuar me 7 vite burg.
Katër personat e tjerë, Skënder Vathi, Bujar Leza, Leonard Xhixha dhe Xhuljano Visha u dënuan me 30 vite burg.
Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt 2021 pranë Piramidës në Tiranë.