-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18-vjeçari i vrarë në Podujevë, Avokati: Punonte në restorant për të mbajtur motrën dhe vëllain e sëmurë

Kryesoret

Avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi ka folur për 18-vjeçarin e vrarë mizorisht në Podujevë.
Ai ka thënë se Lulzim Fejzullahu punonte në një restorant të ushqimeve të shpejta dhe se me pagën mbante motrën dhe vëllanë e tij.
“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij, Luli i mbante dy anëtarë të tjerë të familjes – motrën dhe vëllain – të cilët, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë”, ka thënë Gashi.

Avokati ka thënë se familja e Lulzim Fejzullahut gëzonte një ndihme financiare në shumën prej 110 eurove nga institucionet shtetërore.

“Tani, pa Lulin, motra dhe vëllai i tij mbeten pa kryefamiljarin që i mbante me paratë që realizonte nga puna”, ka deklaruar ai.

Me këtë rast, disa qytetarë kanë vendosur të hapin një fond bamirës për familjen e 18-vjeçarit, ka njoftuar sot avokati.

“Qytetarë me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës për familjen e Lulit. Qasja dhe destinimi i parave që do të grumbullohen në këtë fond shkon vetëm për motrën dhe vëllain e Lulit”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit