Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”. Gjykata ka lënë në burg 48 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të gjerë kundër lëndëve narkotike.
Jurgen Mustaj arrest me burg
Detan Meçaj arrest në shtëpi
Edmond Mustaj arrest me burg
Eduard Musai arrest në shtëpi
Ervi Rrapaj arrest në shtëpi
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancat gjyqësore të kryera ditën e sotme. Kanë qenë dy seanca gjyqësore të zhvilluara për caktimin e masës së sigurisë kundrejt këtyre shtetasve. Masat e tjera të sigurisë për personat e mbetur pritet të zhvillohen përgjatë të enjtes dhe të premtes.