-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Sekuestrohet arsenali i armëve në Greqi, arrestohen katër persona mes tyre një shqiptare

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar pesë persona pasi akuzohet se trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive. Personat e arrestuar janë katër grekë të moshës 31-56 vjeç dhe një 25-vjeçare shqiptare me origjinë nga Korça, por e lindur në Pire.

Gjatë kontrolleve në tre banesat dhe në dy bodrumet u gjetën dhe u sekuestruan 25 copë eksploziv ushtarak, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistence ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht për përdorim ushtarak, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, 1 çifte, 1 karabinë teke, 38 krehra të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 1 shpatë, 3 thika, pjesë armësh, 530 tableta narkotike, detektorë metalesh.

Gjithashtu u gjetën edhe 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, 2 sterlina, 2 paund angleze, 35 gjysmë paund britanikë, 5 monedha argjendi të lashta greke, 6 monedha antike, dhejtra bizhuteri të ndryshme, 23 mije 320 euro, monedha me vlerë 2 euro secila, 11 celularë, 2 lap top, makineri lazer për gdhendje armësh, GPS tracker, shënime dore dhe sende të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit