Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania. 31-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale në vjedhjet në banesa.
Ai u arrestua me datë 1 nëntor gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona. Në kontrollin edokumentave, policia i gjeti shqiptarit një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër tij.
Ndërkohë shqiptari u transferua në burgun e Veronës, ku pritet edhe vendimi i Gjykatës.